Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se nuk e ka menduar asnjëherë një kandidim të mundshëm për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Gjatë një interviste për News24, ajo tha se nuk ishte në dijeni që emri i saj të jetë lakuar për Bashkinë Tiranë, teksa shtoi se nuk e ka menduar asnjëherë.
“Nuk e dija që është lakuar emri im për kryetare bashkie… nuk e kam menduar asnjëherë, absolutisht. Politika për mua është vokacion pastaj profesion”, tha ajo.
Duma në zgjedhjet lokale të vitit 2015 ishte përballë Vangjush Dakos në garën për Bashkinë e Durrësit. Demokratja mori një rezultat shumë negativ, pasi humbi me mbi 13 mijë vota diferencë.
Ndërkohë e pyetur për zgjedhjet lokale dhe përgatitjen për to, ajo tha: “Unë besoj te vota, që është mekanizmi më i rëndësishëm sa i përket zgjedhjes së figurave përfaqësuese. Nuk besoj te listat e mbyllura por te listat e hapura”.
Grida Duma në përçarjen brena PD-së deri tani ka zgjedhur të qëndrojë e baraslarguar nga Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj.
Zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbahen në gjatë verës së vitit të ardhshëm. Në procesin e fundit elektoral vendor, opozita e bojkotoi garën duke mos paraqitur asnjë kandidat.
Zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbahen në gjatë verës së vitit të ardhshëm. Në procesin e fundit elektoral vendor të mbajtur në qershor 2019, opozita e bojkotoi garën duke mos paraqitur asnjë kandidat.
/f.s