Gjykata ka dënuar me burg përjetë këtë të martë Përparim Ademin, i cili më 31 Dhjetor të 2020 vrau dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në Tiranë
Ademi e kreu vrasjen në rrethana familjare, kjo për shkak të një lidhjes intime që kishte krijuar me dy motrat. Hetimet e Prokurorisë treguan se shkak i ngjarjes së rëndë u bë xhelozia dhe kërkesa e motrave për të shkëputur marrëdhëniet me të.
Nga ringritja e skenës së vrasjes, Ademi rezulton se ka shkuar me armë zjarri në ambientet e apartamentit ku jetonin Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Ai ka nisur të qëllojë drejt derës së apartamentit ende pa u hapur dhe pasi ka hyrë brenda ka qëlluar me breshëri plumbash edhe ndaj tyre duke i lënë të vdekura në vend.
60-vjeçari u arrestua disa orë pas krimit nga Policia e Tiranës.
/a.r