Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është bërë pjesë e Parlamentit Global të Kryebashkiakëve.
Parlamenti Global i Kryebashkiakëve që përmes një njoftimi zyrtar bën me dije këtë vendim, ndërsa shpreh vlerësimet për këtë bashkëpunim.
GPM thekson se edhe në të kaluarën, kryebashkiaku Veliaj ka marrë pjesë në Samitet Vjetore të GPM-së 2021 dhe 2022, si dhe në webinarët “Forcimi i Strategjisë së Qyteteve më të Sigurta duke iu përgjigjur COVID-19” dhe “Rimendimi i qytetit: si reagojnë kryebashkiakët ndaj nevojat e një qyteti post-COVID.”
Bashkia e Tiranës dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj janë dhe pjesë e Shoqatës së Qyteteve Evropiane të Eurocities, ndërkohë që këtë vit Tirana është dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë.