Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Britanisë ka lënë pas një pasuri të madhe. Por kush do ta trashëgojë koleksionin e jashtëzakonshëm të bizhuterive të mbretëreshës, duke përfshirë diademat e saj?
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Britanisë ka lënë pas një pasuri të madhe. Publiku britanik tashmë ka filluar të bëjë pyetjen se kush do të trashëgojë koleksionin e jashtëzakonshëm të bizhuterive të mbretëreshës, duke përfshirë diademat e saj?
Këto bizhuteritë i përkasin Kurorës, në vend të ndonjë personi të vetëm dhe si të tilla ato do të mbeten në Koleksionin Mbretëror, për t’u përdorur nga monarku pasardhës.
Mbretëresha Elizabeth II kishte gjithashtu një koleksion privat të bizhuterive, që përfshinin pjesë që ajo trashëgoi, të marra si dhuratë nga anëtarët e familjes ose të blera për vete.
Për sa i përket bizhuterive që ajo trashëgoi, ne e dimë se kur Mbretëresha Mari vdiq në vitin 1953, pjesa më e madhe e bizhuterive i ishte lënë mbesës së saj, më vonë Mbretëreshës Elizabeth II. Mendohet se në koleksionin privat të Mbretëreshës ka deri në 50 diadema, të cilat tani mund t’u kalojnë grave më të reja në familjen e saj të ngushtë.
Me kalimin e viteve, Mbretëresha ishte e prirur t’u huazonte diademat e saj anëtarëve të familjes për ngjarje zyrtare. Princesha e re e Uellsit, veshi diademën Cartier Halo, me rreth 1000 diamante, për martesën e saj me Princin William. Mbretëresha gjithashtu i huazoi Meghan Markle një diademë me diamante art-deco, për martesën e saj me Princin Harry në 2018.
Meqenëse testamenti i Mbretëreshës është privat, nuk dihet se cila mbesë ose stërmbesë do t’i trashëgojë këto diadema, por me Dukeshën e Kembrixhit në linjë për t’u bërë bashkëshorte Mbretëreshë sapo Princi William të marrë fronin, gjasat janë që ajo të marrë një përzgjedhje bujare të gurëve të çmuar.
Në fakt, mbretëresha e kishte zakon që t’u dhuronte bizhuteri anëtarëve të familjes përpara vdekjes së saj, duke përfshirë princeshën e ndjerë Diana.