Eksperti i sigurisë publike, Fabian Zhilla, ka deklaruar se si pasojë e sulmeve kibernetike ndaj vendit tonë, janë marrë të dhëna të rëndësishme të cilat janë në duart e autorëve.
Në “Open” në News24, ai u shpreh se ka një plan të qartë për destabilizimin e vendit, ndërsa ka shtuar se të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm mbi atë që shpërndajmë, pasi pjesë e atyre të dhënave janë edhe të dhëna që lidhen me interesin tonë kombëtar.
“Materiale hetimore që përbëjnë sekret hetimor. Ka të dhëna për tentativë vrasje për krerë të lartë të shtetit, përfshirë kryeministri në Kosovë, drejtuesin e PD, janë dhënë emra dhe këto mund të ishin ose janë subjekt hetimi si tentativa për vrasje për kryeministrin e Kosovës që mund të prishi hetime edhe jashtë vendit.
Synimi është për të sjellë konflikt social e për të zhvendosur vëmendjen diku tjetër. Të dhënat duket se janë marrë, posedohen dhe ka një plan për të çuar vendin drejt destabiziimin. Të jemi të kujdesshëm për materialet që shpërndajmë se kemi të bëjmë me interesat kombëtare”, tha ai./m.j