Gjatë takimit me qytetarë të Pukës, kryetari i PD, Sali Berisha u ndal tek financimi rus i Partisë Demokratike. Sipas Berishës, Rama mori peng për zverku Bashën, pasi tha se kjo punë do të hetohet deri në fund.
Ai bëri thirrje që të gjithë demokratët të bashkohen, ndërsa Lulzim Bashës i kërkoi që të tregojë kush është e vërteta e financimit rus.
“Rama më 3 mars 2018 shkruan se ky i ka futur duart në xhepat rusë dhe kjo punë do hetohet deri në fund. Si e hetoi, e mori peng për për zverku, në një akt të shëmtuar, anti demokratik dhe anti kombëtar.
Tani ne të gjithë demokratët duhet të bashkohemi, por ata që patën mashtrimin më të vogël e kanë të qartë se kush e kishte në dorë Bashës. Sot duhet të bashkohemi.
Ai e mohoi prapë, nëse e mohon trego një për një cila është e vërteta. Nga dolën 600 e ca mijë euro? Ato janë të përshkuara tamni. Nuk është Edi Rama për ti mbyllur. Akti i tij ka qenë 100% personal, nuk i ka dhënë asnjeriu në PD”, tha Sali Berisha.
Berisha tha gjithashtu se Rama është armiku dhe për të ardhur në pushtet nuk do përdorin dhunën, por një revolucion paqësor.
“Ne kemi një armik para, dhe ky armik është Edi Rama. Ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, por me kryengritje paqësore ne duhet ta heqim nga pushteti atë. Nëse ne e lejojmë këtë armik që dhunon votat dhe lirinë, interesin kombëtar Shqipëria do zhbëhet, por ne këtë nuk do ta pranojmë kurrë. Ndaj duhet të bashkohemi. Ky vend nuk është për tu braktisur, por ky vend është i bekuar”.
Sali Berisha: PD kaloi një situatë të pashembullt ndonjëherë, por sot është në këmbë, 7 korriku dëshmoi se është opozitë më e fortë se kurrë.
Tani del problemi i ish-kryetarit, që kam thënë se është peng i Ramës…. kjo situatë mori fund. Lidhur me financimin ju sqaroj ju se nuk ka një parti që të ketë kontribute historike më shumë se PD për lidhjen me perëndimin, SHBA, NATO, që të ketë punuar me efiçensë kundër interesave ruse, dëshmia më e thellë TAP. Në atë projekt Shqipëria, qeveria e PD ka luajtur një rol parësorë. Rusët kanë punuar kundër nesh, ne nuk pranojmë kurrë të flirtojmë me ta.
Del dokumenti, por çfarë bëri Rama? Më 3 mars të 2018 ky shkruan se ai i ka futur duart në xhepin rus dhe kjo punë do hetohet. Si e hetoi? E mori peng për zverku, në një akt të shëmtuar. Tani ne duhet të bashkohemi, por ata që patën mashtrimin më të vogël patën të qartë se kush e ka pasur në dorë Bashën, ndaj sot i themi, i cili e mohoi, tregoi një për një cila është e vërteta, nga dolën 600 e ca mijë euro, si shkuan? Si udhëtuan? Se nuk është më Edi Rama t’i mbyllë gjërat. Sqaro për veten tende, akti ka qenë personal, si ka thënë asnjë njeriu në PD./m.j