Ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka folur për paratë ruse në politikë, pas lajmit të publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku thuhej qartazi se Rusia ka financuar Partinë Demokratike në kohën ku drejtohej nga Lulzim Basha.
Sipas Imerajt ajo që është më shumë shqetësuese për qytetarët është fakti që njerëzit duhet të dinë se për çfarë merren këto para, nga merren dhe për çfarë përdoren.
E ftuar në emisionin “Kontrast”, Imeraj e cila ishte kunder mbylljes se dosjes se lobimit me para ruse te Bashes pa u marre ne pyetje Nick Muzin, ngre një tjetër dyshim duke thënë se këto para mund të përdoren për të goditur edhe prokurorët.
“Burimi i të ardhurave nuk mbulon as treçerekun e atyre që nuk përfshihen në fushatë elektorale. Ajo çfarë ne duhet të dimë, si qytetarë, që politikanët na e kanë për detyrë, është të dimë ku i marrin paratë, si i marrin dhe për çfarë i përdorin. Mund të përdorin këto lobingje për të goditur prokurorët”, tha Imeraj ndër të tjera./m.j