Rreth 500 udhëheqës dhe personalitete nga Britania e Madhe dhe e gjithë bota janë ceremoninë e funderalit që po zhvillohet në Westminster Abbey.
Shumë anëtarë të familjeve mbretërore të huaja janë ulur përballë familjes mbretërore britanike në kishë.
Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës është ulur drejtpërdrejt përballë mbretit Charles. Margrethe dhe Elizabeth II ishin shumë të dashura me njëra-tjetrën. Mbretëresha daneze po shënon jubileun e saj të artë këtë vit, por ndryshoi planet e festimit fundjavën e kaluar në lidhje me vdekjen e shoqes së saj.
Të tjerë mbretërorë të huaj këtu përfshijnë Mbretin dhe Mbretëreshën e Butanit, Perandorin dhe Perandoreshën e Japonisë, Mbretin Philippe dhe Mbretëreshën Mathilde të Belgjikës, Mbretin Willem-Alexander dhe Mbretëreshën Maxima të Holandës dhe Mbretin Felipe dhe Mbretëreshën Letizia të Spanjës.
Ndërkohë që fgunerali po afrohet gradualisht drejt fundit, pritet që të pasohet nga një heshtje kombëtare dy minutëshe, e cila do të respektohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
/e.d