Në 26 dhjetor të vitit 2005, biznesmeni Sokol Çapja vritet në një lokal pranë Universitetit të Elbasanit, teksa po pinte kafe me dy femra. Në atë kohë në mesin e të akuzuarve ishte edhe Gentian Beqiri, i njohur edhe si Ardian Meta.
Asokohe u dyshua se autorët e vrasjes së Çapjas ishin 3 persona të armatosur dhe me maska. Sokol Çapja vdiq gjatë operacionit. Autorë të atentatit ishin shtetasit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta (Gentian Beqiri).
Gjashtë muaj më vonë, në 28 maj 2006 vritet Ardian Ibrahimi, kunati i ish policit, Fadil Mema. Ky i fundit u akuzua se porositi vjen e Sokol Çapjes pas një sherri që kishte pasur me biznesmenin.
Një ndër të arrestuarit për vrasjen e Sokol Çapjes ishte Gentian Beqiri, për të cilin gjykata kishte vendosur arrest shtëpie. Por në 15 gusht 2012, dy persona, hynë në shtëpi dhe e qëlluan atë për vdekje.
Pas pak minutash ata vranë dhe babain e Gentianit, Nezir Beqiri.
Kalvari i vrasjeve nuk përfundoi këtu. Një ditë më vonë, në 16 gusht plagoset Fadil Mema, i akuzuar se porositi vrasjen e Sokol Çapjes.
Pas kësaj plagosje, policia ndaloi një nga nipat e Sokol Çapjes dhe një tjetër person. Por prokuroria nuk provoi se ai ishte i përfshirë në atentatin ndaj Fadil Memës.
Fadil Mema, u largua nga detyra si polic por edhe Shqipëria. Në 15 mars të vitit 2015, ai u qëllua për vdekje ndërsa po kthehej nga puna, në Torino të Italisë, duke shpërndarë gazetat.
Fadil Mema ka qenë kandidat për deputet i Partisë Social Demokrate në Elbasan, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005.
Vrasjet e djeshme të Eno Badellit, Ardit Sinakollit dhe Agron Çapjes çojnë në tetë numrin e viktimave të kësaj historie. Panorama.al
Vrasjet e Elbasanit
26.12.2005 vritet Sokol Çapja
28.05.2006 vritet Ardian Ibrahimi
15.08.2012 vritet Gentian Beqiraj
15.08.2012 vritet Nezir Beqiraj
16.08.2012 plagoset Fadil Mema
13.03.2015 vritet Fadil Mema
03.02.2016 vritet Eno Badelli
03.02.2016 vritet Ardit Sinakolli
03.02.2016 vritet Agron Çapja