Një rrahje publike brenda një lokali ndodhi një natë më parë në Sarandë. Një 42-vjeçar u dhunua teksa po darkonte me familjen e tij.
Ai është rrahur nga tre persona të identifikuar si: Sinan Proda, 57 vjeç, ish shofer i SHIK Sarandë, i dënuar më parë për vrasje; Enrik Proda, 29 vjeç dhe Armando Hako, 40 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me armë. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë më 12 shtator në restorant “Sunset”.
I dhunuari është 42-vjeçari E.Koshava dhe gjithçka dyshohet se ka ndodhur për prishje pazaresh.
Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi me një mjet tip “Ford” me targa italiane.
/a.r