Nga tetori nisin efektet e paketës së dytë të rezistencës që miratoi qeveria, me indeksim pensionesh 6% dhe rritje pagash 7%.
Nga kjo paketë përfitojnë të gjithë pensionistët, por jo të gjithë nëpunësit e administratës.
“Me ketë paketë ne synojnë që të frenojmë rënien e konsumit, për individët dhe bizneset. Indeksimi dhe rritja e pagave në finale për gjatë një viti përkthehet në një pension dhe një pagë shtesë. Përfitues do të jenë 41 mijë punonjës të administratës publike, por jo të gjithë, por kjo do të detajohet në mbledhjen e radhës së qeverisë” –u shpreh Olta Manjani zv.ministre e Ekonomisë.
Por a e cënon kjo paketë ndihme bonusin e fundviti për pensionistët?
“Tashmë kjo paraktikë është një ligj, pra ne do të zbatojmë ligjin. Krahas indeksimti dhe paketës së parë tre-mujore që përfitojnë këtë vit pensionistët, ata do të marrin edhe bonusin e fundit të vitit”- sqaroi Manjani.
Mbetet për tu përcaktuar se sa do të jetë ky bonus, 30 apo 50 mijë lekë, në varësi të ecurisë së mbledhjes së të ardhurave si dhe krizës së mëtejshme të çmimeve të energjisë.
/a.r