Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Viktima është një 19-vjeçar, i quajtur Erion Xhenja.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku” pranë një lokali. Rrethanat dhe dinamika e ngjarjes është e paqartë.
Viktima u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar.
Në skenën e krimit ndodhen forca të shumta policore dhe e gjithë zona është e rrethuar nga uniformat blu
/a.r