Klaudio Begaj që u arrestua 3 ditë më parë në Tiranë është përballur me gjykatën. 52-vjeçari u dyshua se së bashku me 5 persona të tjerë të shpallur në kërkim, merreshin me trafikim të makinave luksoze.
Begaj dyshohet se është personi i cili dyshohet se merrej me modifikimin e numrin të shasisë së automjeve. Gjykata pasi dëgjoi argumentat e palëve la nën masën e sigurisë detyrim paraqitje Klaudio Begajn.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se 7 mjete luksoze që rezultojnë të trafikuara në vendin tonë fillimisht merreshin me qira në vendet e Bashkimit Europian, kryesisht në Gjermani nga qytetarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Makinat hynin në vendin tonë nga pikat kufitare Morina dhe Qafthana dhe sapo kalohej kufimit atyre u caktivizohej GPS, dhe më pas qiramarrësi i deklaronte të vjedhura. Automjeteve luksoze më pas u falsifikohej numri i shasisë, ku përgjithsësisht u ndryshoheshin dy germa ose numra që ishin të ngjashme, dhe të lehtë për t’u modifikuar.
Pasi u bëhëshin edhe target atomjetet shiteshin në vendin tonë me çmim shume më të lirë se çmimi real. Të proceduar penalisht për këtë çështje në gjendje të lirë janë edhe blerësit e makinave pasi ka dyshime se ata ishin në dijeni që automjete ishin me probleme dhe nuk mund të dilnin jashtë vendit.
Mjetet e sekuestruara do t’i kthehen kompanive të cilat i kanë dhënë me qira dhe i kanë denoncuar të vjedhura. Hetuesit kanë dyshime se kjo skemë ka disa vite që funksionin në vendin tonë dhe për këtë arsye janë duke kryer një sërë verifikimesh.