Në pjesën e para të ditës territori shqiptar mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe shirave të pakët, ku më të dukshme reshjet do të jenë në zonat malore.
Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjelli përmirësim të dukshme të kushteve të motit duke larguar reshjet nga vendi ynë.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimore duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.
Kosova
Vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike të mbizotërojnë në territorin e Kosovës, ku vranësirat e shumta do të sjellin reshje shiu kryesisht gjatë paradites.
Ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë përmirësim gradual të kushteve të motit.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e për e ditës do të ketë kalime të shpeshta të vranësirave t cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në Republikën e MV.
Por në pjesën e dytë të ditës moti do të përmirësohet gradualisht, duke sjell alternime kthjellimesh dhe
vranësirash në të gjithë MV.
Rajoni dhe Europa
Kontinentit Europian do të jetë me reshje shiu në Lindje dhe pjesërisht Qendër, ku herë pas here reshje do të jenë edhe në formë rrebeshi.
Po ashtu vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente në rajonin e Ballkanit duke krijuar mundësi për shira. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit do të jetë me mot
të qëndrueshëm.
Gjithashtu me kthjellime dhe vranësira kalimtare mbeten Vendet Nordike dhe Ishujt Britanik.
/e.d