Presidenti amerikan Joe Biden caktoi një shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi. Këtë post do ta mbajë tani, Begzat Aliun i njohur edhe si B. Bix Aliu, i cili ka shërbyer si zv.ambasador në Podogricë dhe si zv.shef i misionit të SHBA-së në Poloni.
Së fundi, ai ka qenë edhe i Ngarkuar i Përkohshëm me Punë në Ambasadën Amerikane në Budapest të Hungarisë. Një diplomat karriere, Aliu ka shërbyer vite më parë edhe në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë si zyrtar i marrëdhënieve publike.
Në njoftimin e përcjellë në ëebsite-in e Shtëpisë së Bardhë, tehksohet se ai mban një Diplomë Mjekësie nga Universiteti i Prishtinës, Kosovë dhe një Diplomë Master të Studimeve Strategjike nga Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane në Carlisle të Pensilvanisë. Është është fitues i çmimeve të shumta për performancë nga Departamenti i Shtetit dhe flet rrjedhshëm edhe gjuhën malazeze, atë polake, serbo-kroatishten, gjuhën maqedonase e shqipen.
Caktimi i tij vjen në kohën kur Mali i Zi është në ethet e krijimit të një ekzekutivi të ri, pas përmbysjes së qeverisë së Dritan Abazovicit në muajin gusht. Presidenti Milo Gjukanovic pritet t`i propozojë brenda shtatorit parlamentit të mandatuarin për krijimin e qeverisë së re.
Kreu i shtetit duhet ta bëjë këtë jo më vonë se 30 ditë nga momenti që u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së 43-të të Malit të Zi./m.j