Një grua e re ka treguar historinë e saj të suksesit në Tik Tok ku ka marrë me miliona shikime. Kathleen Martinez, e cila tashmë punon si avokate për mbrojtjen e emigrantëve, ka treguar se shefi i saj i parë e pushoi nga puna sepse ajo nuk kishte pranuar t’i bënte kafen.
Avokatja Martinez tha për BuzzFeed se krijimi i firmës së saj ka qenë një përvojë vërtet fuqizuese dhe do të thotë shumë për të që të jetë në gjendje të ngrejë lart edhe gratë e tjera.
Nuk e prisja të kisha një ndikim kaq të madh te vajzat e tjera. Kemi pasur mijëra avokate dhe profesionistë ligjore që aplikojnë për të punuar në firmën tonë. Ata gjithashtu kanë vuajtur nga diskriminimi gjinor në vendin e punës dhe duan të përqafojnë feminilitetin e tyre gjatë ushtrimit të ligjit.
Ka një vend për ty. Nëse punëdhënësi juaj nuk mund ta kuptojë se gratë mund të jenë edhe të zgjuara edhe femërore, nuk ia vlen të harxhoni kohën apo mundin tuaj. Si shumë gra para meje, më duhej të hapja firmën time për ta bërë këtë dhe nuk pendohem aspak.
Së fundmi, ajo thotë se frymëzohet nga klientët e saj emigrantë çdo ditë, ndërsa punon për të ndihmuar në mbrojtjen e të drejtave të njerëzve dhe për të mbajtur familjet së bashku.
Kam kupuar se emigrantët janë të sjellshëm, të përulur dhe jashtëzakonisht mirënjohës. Ata punojnë shumë për të fituar të drejtën e tyre për nënshtetësinë dhe unë ndihem e privilegjuar që jam pjesë e kësaj./m.j