Kaosi mbretëroi në Westminster Hall të premten mbrëma, kur një burrë iu afrua arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth dhe e preku atë, duke çuar më pas në arrestimine t ij nga policia.
Episodi ndodhi rreth orës 22:00 (me orën lokale) përpara dhjetëra njerëzve që prisnin në radhë për t’i bërë nderimet e tyre Elizabeth.
Burri doli nga rreshti, ngjiti shkallët dhe preku arkivolin përpara se të merrej në paraburgim nga Policia Metropolitane, raportoi Guardian.
Pamjet nga transmetimi i ceremonisë zyrtare tregojnë oficerët e sigurisë duke e shtrirë të dyshuarin në tokë.
“Drejtoria e Mbrojtjes Parlamentare dhe Diplomatike arrestoi një burrë në dhomën e Westminster-it pas një trazire”, sipas Scotland Yard.
Ky ishte incidenti i dytë në ditën e dytë që ndodhi para arkivolit të Mbretëreshës.
Më herët të premten, një burrë u akuzua se kishte sulmuar seksualisht dy gra që prisnin në një radhë të gjatë për të parë arkivolin e Mbretëreshës.
Prezenca e policisë është shtuar në të gjithë Londrën pasi turmat u mblodhën për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth, e cila vdiq javën e kaluar në moshën 96-vjeçare.
Rreth 7.5 milionë euro janë shpenzuar për forcimin e sigurisë për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, i cili do të kulmojë me varrimin e saj të hënën.
g.kosovari