Dashi
Kjo e shtunë duket të ketë avantazhe në fushën e dashurisë. Përfitoni nga kjo ditë, por mos u hutoni shumë pas “kokrrës së qejfit”. Në punë duket se keni nevojë për një pushim.
Demi
E shtuna është një ditë interesante për të krijuar lidhje të reja. Në sferën e punës do të duhet të rishikoni gjendjen tuaj financiare.
Binjakët
Ju dëshironi që t’i keni gjërat e qarta në dashuri, por kjo varet edhe nga personi me të cilin shoqëroheni, ndonëse ju keni bindjen se vetë jeni transparent. Në punë, keni dalë nga një periudhë komplekse, por ende duhet të keni kujdes.
Gaforrja
Dita e parë e fundjavës që po nis, është e volitshme për të gjithë ata që janë single. Duket se e tërë kjo fundjavë hap zemrat e beqarëve. Diçka e mirë po vien edhe në punë.
Luani
Ju pret një fundjavë interesante për ndjenjat, kjo edhe për arsye se ndiheni të motivuar. Ditë premtuese duket kjo e shtunë edhe në punë.
Virgjëresha
Lidhja juaj ka probleme. Ato vijnë nga një seri angazhimesh dhe duket se ju nuk jeni gati për të gjitha. Për këtë shkak, po hasni vështirësi që ndikojnë në raportin tuaj. Konfuzion dhe pështjellim pritet keni në punë mes të shtunës dhe të dielës.
Peshorja
Në të dyja sferat, atë të ndjenjave dhe atë profesional, ju duket sikur bota është përmbysur mbi ju. Në fakt gjërat janë më të thjeshta. Për ata në lidhje, këshillohet të konsultoheni me një avokat të mirë. Në punë nuk ka humbur gjithçka.
Akrepi
Në aspektin sentimental është më mirë të hidhni sytë diku tjetër. Në punë duket se ka siklete. Gjëja më e rëndësishme është të flisni sinqerisht me shefin.
Shigjetari
Situata në dashuri nuk është aktualisht tek pjesa e mjaltit në qyp. Ndaj mundohuni të mos përfshiheni në ndonjë diskutim të kotë me partnerin/en tuaj. Edhe në punë ka probleme por në të kundërt, disa situata lipset të analizohen me kolegët.
Bricjapi
Ju ndoshta preferoni vrullin, por aktualisht në dashuri duhet t’i merrni gjërat me qetësi. Ditë me tension në punë.
Ujori
Jeni të axhituar dhe situata në dashuri nuk duket të jetë fort e mirë dhe për të lindurit e shenjës tuaj. Ju doni të diskutoni, por prisni, fundi i muajit është më i favorshëm. Dhe në aspektin profesional, ka disa çështje pune për t’u rishikuar.
Peshqit
Fundjava ju paralajmëron që të mos bëheni pre të situatave që mund të bëhen të ndërlikuara. Ecuria në punë është e ngadaltë