Deputetja e Partisë Demokratike Erlda Taso Bano replikoi dje në Kuvend me zv.kryeministren Belinda Balluku teksa theksoi se ministret që sot bëjnë moral se si duhet kursyer energjia, darkojnë me oligarkët dhe iu shërbejnë atyre.
Kjo solli reagimin e zv.kryeministres që i kërkoi deputetes që tu drejtohet grave të tjera në Kuvend me etikën e duhur.
Në një intervistë për Euronews Albania deputetja tha se në fjalën e saj nuk është marrë me zonjat ministre si gra në vetvete. Sipas saj, fjala iu përdor nga zv. kryeministrja, duke nxjerrë si argument çështjen e barazisë gjinore.
“Unë adresova problemet e dikastereve që kanë gra, nuk duhet të ngatërrojmë konceptin e barazisë gjinore me kërkesën e llogarisë që duhet të kemi ndaj institucioneve, pavarësisht nëse janë burra apo gra. Po ta vini re, ne reagimin e Ballukut nuk kapi thelbin e fjalës sime, nuk pati reagim për varfërinë, asnjë ndjenjë përgjegjësie. Ajo që i mbeti në mendje ishte frigorifer dhe lavatriçe”, tha deputetja e PD.
/a.r