Nga Kreshnik Spahiu
E veçanta për politikanët shqiptarë nuk është që financohen nga Rusia, sepse financime ruse kanë marrë me dhjetra parti europiane si ato gjermane, franceze, italiane….etj.
Por ndryshimi mes pokitikanve shqiptar dhe atyre europianë që financohen nga Moska është:
– Ata europianë deklarohen kundër BE dhe janë anti amerikanë.
– Këta shqiptarë shtiren si pro amerikanë dhe pro BE.
Aq të paftyrë janë politikanët shqiptarë sa me paratë e Rusisë, duan të “blejnë” Amerikën.
Pardje si asnjëherë tjetër të gjitha mediat botërore CNN, BBC, Reuters, VOA etj. I referoheshin Shqipërisë.
Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë, ku mes tyre mësohet të ketë qenë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë.
Sipas deklaratave të Departamentit të Shtetit mësohet se Partia Demokratike në Shqipëri është financuar nga presidenti Vladimir Putin me 500.000 dollarë në zgjedhjet e vitit 2017.
“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.
Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën.
Strategjia ruse synonte destabilizimin e Ballkanit dhe mos integrimin e gadishullit në BE, si dhe financimin e gjithë partive sovraniste ndaj SHBA.
Por pse pikërisht tani Washingtoni vendosi ti hap dosjen edhe Lulzim Bashës:
– sepse SHBA u bind se lufta Basha-Berisha ishte lojë politike për të legjitimuar gjoja me vota rikthimin e Berishës.
– sepse SHBA u zhgënjyen nga premtimet e Lulzim Bashës i cili, nga aktrimi me dyert e blinduara në PD, përfundoi tek skelat e ndërtimit në Amsterdam.
– sepse SHBA ka prova të plota që Basha dhe Berisha kanë ura komunikimi dhe Lulzimi po negocion për futjen në listat e deputeteve të “Berisha 2025”
– sepse SHBA krijuan bindje se financimet ruse janë bërë në dijeni të dy liderve Basha-Berisha dhe kordinim të plotë.
– sepse financimet ruse në Shqipëri nuk janë vetëm 500.000 euro, por kjo është vetëm shuma që Basha dhe Berisha transferuan në SHBA. Këto janë disa thërime nga thesi që ka hyrë nga Moska për protestat e 2017-2019.
– sepse situata në Shqipëri po agravohet dhe në vigjilje të zgjedhjeve lokale dhe sërish nuk ka alternativa të reja por sërish vetëm Berisha-Meta-Rama.
– sepse pjesërisht situata ju ka dal nga kontrrolli pasi Basha ju ka lënë shume terren Berishës dhe Metës, dhe ketë të dy kanë manipuluar një pjesë të elektoratit me “përrallën” SOROS.
– sepse amerikanët u bindën që nuk ka dy PD, nuk ka dy liderë, nuk ka dy rryma, nuk ka dy fraksione, nuk ka dy qëndrime, por një parti e një njeriu: Sali Berisha.
– sepse shuma e ginaciar nuk është 500 mijë euro por shumë më tepër. Kjo shumë është thjesht ajo çka u trasferua në SHBA.
– sepse kryetar de fakto në 2017 ka qenë Sali Berisha dhe Basha ka zbatuar me përpikmëri urdhrat e tij.
Lulzim Basha ishte një iluzion i një lideri fiktiv por në thelb përfaqësonte liderin e klonuar sipas portretit të pikturuar nga Berisha. Ashtu i duhej Sali Berishës kur e vuri dhe kur e hoqi.
Ashtu i duhej të aktronte 10 vjet dhe ai interpretoi në mënyrë brilante, aq sa vuri në lojë edhe amerikanët.
Denoncimi i listës ruse nga SHBA kishte tre veçori:
1- Përmenedeshin 300 milion euro finacime në 24 shtete por referencë merrej vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë.
2- Përmendej vetëm koha e Lulzim Bashës dhe “çadrës”
3- Denoncohej për herë të parë një aktivitet korruptiv por anti-kushtetues që shkakton mbylljen e një partie politike kur funancohet nga shërpimet sekrete anti-shqiptare.
SHBA i futi në një thes Lulzimin dhe Saliun, jo thjesht si të korruptuar por si të paguar nga shërbiemet ruse.
Të gjithë e kuptum se çfarë ka ndodhur një vit më parë, kur diplomatët amerikan i ka në shkuar në zyrë Lulzim Bashës me dy dosje, të Berishës dhe të tijën, duke i thënë:
“Largo Sali Berishën sepse përndryshe jeni të dy persona të shpallur Non-Grata, jo thjesht dhe vetëm për korrupsion, por edhe si spiunë me pagesë në borderonë e Vladimir Putin”./euronews.al