Një tjetër rast i tentativës për vetëvrasje në burgun e Drenovës në Korçë.
Burime bëjnë me dije se 28 vjeçari Pandi Stefo, ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës të improvizuar, duke u dëmtuar në pjesën e qafës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1, pas mesnate.
Dyshohet se Stefo është kërcënuar nga të burgosurit e tjerë në dhomë, dhe në gjendje depresioni ka tentuar ti japë fund jetës.
Është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Pandi Stefo është dënuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, ndërsa ky rast është tentativa e dytë brenda dy javëve që prej rastit të Llazar Dines./m.j