Në lidhje me deklaratat e djeshme, ajo thotë sot për Panorama, se deputeti që i ka ofruar para ka qenë i PS-së. Nuk dihet nëse asaj i është bërë presion për të ndryshuar përkatësinë e deputetit, por megjithatë ajo thotë se edhe nga PD e kanë ngacmuar.
Nga cila parti kanë qenë deputetët që ju kanë ngacmuar?
Nga të gjitha partitë. Ky që po flasim është nga Partia Socialiste dhe është nga zona e Veriut.
Po ndonjë ministër, a ju ka ngacmuar?
Po, më ka ngacmuar vjet një ministër (qesh).
Edhe ky i PS-së?
Jo, ky ministri vjen nga partitë më të vogla.
Se nuk po na del asnjë deputet që ju ka ngacmuar nga PD…
Ka plot edhe nga PD-ja, mos kini merak (qesh). Nuk mbaj asnjë anë, se nuk më ka interesuar asnjëherë politika./Kohajone/