Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se për çështjen e Hotel Grandit, ka dorëzuar padi në Prokurori dhe se nuk është ndërmarrë asnjë veprim sipas tij. Pacolli ka thënë se Astrit Haraçija ka kërkuar 3 milionë e 600 mijë euro për këtë çështje.
“Kam qenë i vetmuar në dhomën time kur zotri Haraçija ka kërkuar 3 milionë e 600 mijë euro për njerëzit rreth AKP-së”, ka thënë Pacolli në “Rubikon” të KTV-së.