Policia ka gjendur një tjetër armë të krimit të djeshëm, të ndodhur në Elbasan, vetëm 800 metër larg vengjarjes ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 7 të tjerë. Arma e gjendur është një automatik i tipit Kallash Nikov dhe është gjendur nga disa banorë të zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Policia ka vijuar gjatë gjithë natës punën për kapjen e autorëve të vrasjes së 3-fishtë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Elbasan. RENEA dhe FNSH kanë ushtruar kontroll në dhjetëra banesa në Elbasan, Peqin, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd dhe ka shoqëruar në komisariat 46 persona për verifikim.
Janë kontrolluar gjithashtu mjete me të cilat dyshoheshin se mund të lëviznin autorët dhe janë kontrolluar mbi 150 garazhe makinash në hyrje pallatesh. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy armë automatike kallashnikov dhe 65 gëzhoja.