Tragjike në Itali. Shqiptari përplaset nga treni dhe vdes në vend.
Ngjarja ka ndodhur në stacionin e trenit të Bogliasco në Genova ku një 45-vjeçar shqiptar u vra nga një tren i cili po futej në stacion.
Sipas mediave vendase, përplasja ka ndodhur rreth orës 20:30 ku shqiptari u mor para nga treni pasi ishte duke ecur në shina në rrjedhën e sipërme, drejt Sestri Levante dhe i cili më pas ndaloi lëvizjen e tij menjëherë pas stacionit hekurudhor Bogliasco.
Alarmi u ngrit nga Polfer di Genova Brignole dhe në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca të ndryshme por fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për shqiptarin pasi ai kishte ndërruar jetë në vend.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një fatkeqësi apo vetvrasje.Policia po vijon hetimet për ngjarjen.
/a.r