Deputeti Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi deklaroi në Klan News se në PD do të ngrihet një grup auditimi për lobimin rus të Partisë Demokratike në 2017. Sipas tij, referimi do te bëhet në dokumentat e financimit të dorëzuara në KQZ.
Në lidhje me ngritjen e grupit të punës mes mazhorancës dhe opozitës për ndryshimet në reformën në drejtësisë Bylykbashi i konsideroi si pazare mes palëve.
Një pikë e nxehtë në arenën politike është dhe reforma territoriale. Sipas Bylykbashit, Partia Demokratike ka propozuar 95 bashki dhe 5 qarqe për të afruar shërbimet te qytetarët dhe se kjo beteje pavarësisht komisionit, nuk do të ndalet.
Deputeti i Partisë Demorkatike tha se do të vijojnë me protestat për tu treguar qytetarëve modelin që duan të ndërtojnë ndërsa Ramën do ta rrëzojnë me votë.
/a.r