Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri thotë se Erion Veliaj është kandidat shumë serioz i PS për zgjedhjet e ardhshme lokale në Tiranë.
Gjiknuri u shpreh se Erion Veliaj në dy mandate si kryebashkiak i Tiranës ka bërë punë të pamohueshme në Tiranë.
Sipas Gjiknurit, kritikat ndaj tij janë më se normale po të kesh parasysh kohën e gjatë në detyrë.
‘Erion Veliaj është kryetar bashkie në detyrë, ka bërë goxha punë. Erion Veliaj është një kandidat shumë serioz i PS dhe vjen me një bagazh arritjesh që e bëjnë atë kandidat favorit për të fituar ndaj kundërshtarit’, tha Gjiknuri në emisionin Now.
Pak ditë më parë, ministrja Belinda Balluku, një nga figurat kryesore politike në PS, deklaroi se ajo do të mbështesë Veliajn për mandatin e tretë, në krye të bashkisë së Tiranës. Reagimi i Ballukut erdhi pas zërave për një rivalitet të ashpër mes dy figurave politike kryesore të Partisë Socialiste.
g.kosovari