Ervin Kulluri ka folur për akuzate fundit të lobimit rus në PD. I ftuar në Top Story në Top Channel ai deklaroi se ne nuk dimë se çfarë ka ndodhur, di që ka pasur një hetim.
Kulluri deklaroi se nëse Muzin e ka sqaruar këtë çështje se është PD-ja dhe Basha që i ka kërkuar këto të ardhura, këtu kemi mosdeklarim të ardhurave nga PD-ja.
Kulluri: Ne nuk dimë se çfarë ka ndodhur, di që ka pasur një hetim. Nëse zoti Muzin ka një dënim dhe e ka sqaruar pozicionin e tij, besoj ka folur. Nëse ka kryer vepër penale, logjikisht me deduksion e ka sqaruar mospërputhshmërinë e dy deklaratave që ka bërë. Dyshimi që kanë pasur organet amerikan është se për çfarë janë përdorur paratë pasi nuk ka aktivitetet që të justifikojnë këto shuma marramendëse. Nëse Muzin e ka sqaruar këtë çështje se është PD-ja dhe Basha që i ka kërkuar këto të ardhura, këtu kemi mosdeklarim të ardhurave nga PD-ja. Rasti më i rëndë për të, nuk janë këto dy vajzat e kompanisë, është një kompani tjetër ku pronarja e saj është nëna e vajzave. Binakja përfshihet në transaksione me shërbimin sekret rus dhe kjo është më e rënda. Kjo është një përgjegjësi e madhe e Partisë Demokratike, kjo mbase është ngjarja më e rëndë ndoshta e 30 viteve të fundit. Basha ka gënjyer në lidhje me pagesën për foton me Trump. Nuk ka asnjë justifikim shkresor për procedurën. Veprimet janë kryer jashtë Shqipërisë. Ne rastin më të mirë rrezikon të akuzohet për fshehje te ardhurash./ top channel
g.kosovari