Deputeti Demokrat Ervin Salianji ka kërkuar në Kuvend që të arrihet marrëveshja e ekstradimit për personat e shpallur në kërkim që fshihen në Emiratet e Bashkuara.
Ai u shpreh se porositësit e vrasjeve që ndodhin në Shqipëri ndodhen në Emiratet e Bashkuara. “Porositësit e vërtetë të vrasjeve ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kërkoni që të lehtësohen proceduarat për ekstradimin e kriminelëve shqiptarë.
Marrëveshjen e kanë kërkuar emiratet e bashkuara arabe. Ka njeri që nuk e di në Shqipëri që urdhëruesit krerët e krimit të organizuar e ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal në Dubai”, deklaroi Salianji.
Në lidhje me këtë çështje në Kuvend u përgjigj Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili tha se marrëveshja e ekstradimit nuk është arritur për shkak se mungon vullneti nga pala tjetër.
“Dua të jap një përgjigje në lidhje me atë që Salianji tha pse nuk ka një marrëveshje me Emitratat e Bashkuara Arabe. Është një gjë tjetër. Marrëveshja dypalëshe për ekstradimin është përgjegfjësi e Ministrisë së Drejtësisë.
Nuk kemi marrëveshje ekstradimi por instrumenti me të cilin kemi bashkëpunime është konventa., Kemi tentuar të lidhim marrëveshje ekstradimi por nuk ka pasur vullnet nga Emiratet. Nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat në lidhje me personat e shpallur në kërkim. I kemi përcjellë të gjitha kërkesat. Marrim dijeni për personat që arrestohen atje”, tha Manja./m.j