Në foltorene Kuvendit po diskutohet për dy marrëveshjet ndërmjet Ministrisë së Brendshme me Britaninë e Madhe në kuadër të emigrimit të paligjshëm dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet dy vendeve si dhe me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri i Brendshëm në fjalën e tij në Kuvend u tha se në kuadër të marrëveshjeve me ndërkombëtarët, policia shqiptare ka goditur 4 grupe kriminale, në 6 muajt e parë të vitit 2022, ndërsa tha se 30 persona janë arrestuar.
‘Nuk mund të kemi rezultate nëse do jemi të vetëm. E shoh me shumë optimizëm këtë përpjekje të qeverisë sonë. Nëse para disa vitesh niveli i marrëdhënieve në këto fusha ka qenë shume i ulët, sot ne këto i kemi ngritur në nivele shumë të larta, ku mund të flasim për operacione të përbashkëta. Pra jemi në realitet krejt tjetër. Nga janari-qershor 2022, kemi pasure skuadra të përbashkëta hetimore me vende si Spanja Italia Gjermania, Britania etj. Kemi goditura 4 grupet kriminale me 30 të arrestuar dhe dhjetëra të shpallur në kërkim.
Jemi në nivelin më të lartë historik s ai përket skuadrave të përbashkëta hetimore, që veprojnë kurdoherë me bekimin e Eurjast dhe këtë vit e mbyllim me 17 të tilla. E kemi çuar shumë lart bashkëpunimin ndërkombëtar në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar.
Jemi shembulli më i mirë në rajon. Jemi i vetmi vend jo anëtar i BE-së që kemi një marrëveshje si vend anëtar i BE-së me Frontex. Kemi pasur një marrëdhënie të barabartë edhe në EUROPOL. Në këtë kudër vijnë të dyja marrëveshjet që kemi sot si ajo me Britaninë e Madhe ashtu edhe me Emiratet e bashkuara.
E para lidhet me bashkëpunimin me Britaninë në fushën e emigracionit të paligjshëm. Në Britani janë mbi 130 mijë shqiptarë që punojnë në mënyrë të ligjshme. Duhet të dekurajojmë skllavërinë moderne dhe dekurajuam emigracionin e paligjshëm si praktikë e rrezikshme që shton kriminalitetin. Ne nëpërmjet kësaj marrëveshje biem dakord që të kemi një shkëmbim të drejtëpërdrejtë të informacionit brenda kuadrit ligjor të dy shteteve. Në kuadër të kësaj marrëveshje kemi rënë dakord të shtojmë prezencën tonë MB me një oficer ndërlidhës që të garantoj zbatimin e kësaj marrëveshje.
Marrëveshja me Emiratët e Bashkuara vjen për të adresuar luftën kundër terrorizimit. Nuk është e lehtë të bësh marrëveshje të tillë me Emiratet e Bashkuara Arabe, është arritur me ne në këtë fazë shumë të mirë. Sidomos për të adresuar krimin, jo vetëm në Shqipëri po që janë me origjinë shqiptare.’- tha Çuçi./m.j