Del është video e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në dalje të Beratit, ku u plagosën tre persona, njëri në gjendje të rëndë.
Drejtuesi i mjetit, 31-vjeçari nga Lezha Leon Simoni, dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Policia është në pritje të rezultateve të analizave të gjakut që iu bënë Simonit pas aksidentit.
Të plagosurit janë: Blerina Nerjaku, 45-vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku,37-vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu,63-vjeç, banues në fshatin Velabisht në Berat.
Njëri prej të plagosurve, Shkëlqim Kapxhiu, është dërguar në gjendje të rëndë gjatë natës në Spitalin Ushtarak.
/a.r