Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka nisur të enjten një takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.
Nuk dihen ende arsyet e takimit i cili vjen disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Raportohet se në të marrin pjesë Damian Gjiknuri, Monika Kryemadhi, Jorida Tabaku e Arian Madhi nga Partia Republikane.
Takimi vjen dhe një një moment që po punohet për reformën zgjedhore. Po kështu, vizita e Kim në KQZ vjen një ditë pasi Zeri i Amerikës zbuloi se një kabllogram i inteligjencës amerikane, tregonte për financimin rus të PD në Shqipëri në vitin 2017.
/a.r