Këtë të enjte ambasadorja amerikane Yuri Kim ndodhet në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nuk dihet ende arsyeja pse ambasadorja ndodhet në KQZ. Raportohet se Kim po zhvillon një takim me kreun e institucionit, Ilirjan Celibashi.
Kujtojmë se disa ditë më parë SPAK njoftoi se i ka kërkuar KQZ-së dokumentacionin e Ilir Metës i cili ndodhet nën hetim. Bëhet fjalë kryesisht për formularin e vetëdeklarimit.
/a.r