Një 63 vjeçar serb me iniciale S.B ka humbur jetën në spital në Himarë.
Policia njofton se 63 vjeçari është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, por më pas ka ndërruar jetë.
Dyshimet e para janë që ai të ketë pësuar arrest kardiak.
“Himarë / Informacion paraprak nga Policia:
Sot, rreth orës 08:00, në spitalin e Himarës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi serb S. B., 63 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r