Eno Bedalli, 38 vjeçar, është njëri ndër viktimat e ngjarjes tronditëse të Elbasanit, i cili rezulton të jetë dhe i arrestuar në Itali në qershor të viti 2013 për trafik droge në një vlerë prej miliona eurosh. Në këtë vit në operacionin për arrestimin e Bedallit dhe bandës së tij u përfshinë 300 policë të komandës së ASTI-t dhe Val D’Aostas-s. Trafiku bëhej në veri të Italisë dhe sipas hetimeve ka rezultuar se Bedalli së bashku me disa shqiptarë të tjerë kishin trafikuar rreth 31 kg kokainë me vlerën e 10 milionë eurove.
Dy viktimat e tjera të masakrës së Elbasanit, ishin Agron Çapja dhe Ardit Sanikolli. Çapja ishte dhe miku i Eno Bedallit.
Ja kush ishte shënjestra e atentatit, u akuzua për vrasjen e biznesmenit
Florenc Çapja një nga personat e mbetur të plagosur në atentatin e të mërkurës në Elbasan, u akuzua rreth katër vite më parë për vrasjen e biznesmenit, Gentian Beqiri. Dyshohet se i riu ishte dhe shënjestra kryesore e atentatit, raporton Panorama.
Ekzekutimi i biznesmenit 40-vjeçari erdhi në një kohë kur ku i fundit ndodhej në arrest shtëpie dhe rruhej me punonjës policie. Bashkë me të u vra dhe babai i tij 78 vjeç.
Çapja edhe pse u akuzua për kryerjen e vrasjes së dyfishtë, prokurori nuk arriti ta faktonte me prova një gjë të tillë. Kurse vetë ai akuzuari pretendonte se ditën e ngjarjes ndodhej në Maqedoni.
Gentian Beqiri, ishte i akuzuar për vrasjen e Sokol Çapjes, i cili u ekzekutua në Elbasan me 30 plumba në vitin 2005.