Pronari shqiptar i një firme ndërtimi në Londër është dënuar me dy vjet burg për evazion fiskal që kap vlerën 300 mijë paund. Leonard Gjini, 33 vjeç, nga Purley, Greater London, kishte themeluar kompaninë e ndërtimit “Leo” në prill 2010, por nuk kishte paguar asnjë taksë që prej atij viti, duke mbajtur edhe punonjësit në ët zezë, pa paguar sigurimet e tyre.
Shqiptari i kishte përdorur paratë për pagesat e hipotekës dhe për të financuar shpenzimet e shtëpisë, edhe pse pretendonte se i kishte përdorur për lojërat e fatit dhe për të përballuar netët e tij gjatë të cilave dilte për të pirë.