Juve, pas nokautit të mbrëmshëm në shtëpi me Benfica, rrezikon seriozisht kualifikimin në turin e dytë të Champions League. Për pasojë, shpirtrat e bardhezinjve nuk duken më të qetë.
Lidhur me këtë, siç është raportuar nga “Amazon Prime Video”, duket Angel Di Maria që i kthehet Arkadiusz Milik në bilbilin e fundit të ndeshjes së humbur 2-1 në “Allianz Stadium”: “Pse ju zëvendësoi?”
Kjo duket se është, në emër të habisë, pyetja që playmakeri argjentinas do t’i kishte bërë qendërsulmuesit polak. Tema e dialogut: Zëvendësimi i Milik me Fagiolin në minutën e 70-të të Juve-Benfica. Mendimi i shprehur i Di Maria me sa duket kishte Massimiliano Allegrin si adresues.
“E hoqa Milik, sepse duke vendosur Di Maria ishim në telashe në mesfushë dhe më duhej ta largoja atë ose Vlahovicin, – ishte shpjegimi i zëvendësimit të polakut, dhënë nga trajneri livornez në konferencën pas ndeshjes. – Arek dukej më i lodhur, më pas aktivizova një sulmues shtesë si Kean”.
Ish-sulmuesi i Napolit, protagonist i një super impakti në skuadër që nga ardhja e tij, tha se “me Di Marian folëm dhe këto janë gjëra që mbesin mes nesh”. Me golin e tij kishte zhbllokuar rezultatin e bardhë qysh herët në favor të Juventusit, por më pas fusha e blertë do të thoshte diçka krejt tjetër.
/a.r