Me ftesë të Kryetarit të Komisionit të Jashtëm Senatorit Bob Menendez dhe Senatorit Marco Rubio në Samitin e Parë të IPAC, (Aleanca ndërparlamentare për Kinën) ,deputetja Blerina Gjylameti së bashku me delegacionin e kuvendit të Shqipërisë zhvilloi një vizitë në Ëashington DC.
Pjesë e delegacionit ishin anëtarë nga PD e PS, ndër ta deputetët Fatmir Mediu, Fatmir Xhafa, Dhurata Çupi dhe Nusret Avdulla.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Blerina Gjylameti thekson se pjesë e diskutimeve ishte siguria globale dhe të drejtat e njeriut.
“Së bashku me kolegë të kuvendit të dhe parlamentarë nga 30 vende të botës biseduam lidhur me: Sigurinë globale dhe liritë e të drejtat e njeriut. Mirënjohje për SHBA dhe NATO lidhur me mbështetjen e Shqipërisë në përballjen me sulmet terroriste kibernetike ndajvendit tonë”, shkruan Gjylameti.
/a.r