Iran International ka publikuar foton e një tjetër hakeri që thuhet se është pjesë e sulmeve kibernetike të ndërmarra në disa vende të botës, përfshi këtu edhe Shqipërinë.
Ku i fundit është kreu i ‘Grupit të Inteligjencës 13’, i cili me sa duket është një nëngrup brenda njësisë Shahid Kaveh, i kryesuar nga një komandant i luftës kibernetike të IRGC, Hamidreza Lashkarian (Lashgarian)
30-vjeçari ka një diplomë bachelor në inxhinierinë e Teknologjisë së Informacionit nga Dega Jugore e Universitetit Azad të Teheranit me një notë më të ulët se mesatarja prej 13, sipas certifikatës së tij BS.
Javën e kaluar, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e saj, ndërsa forcat e saj të sigurisë hynë në kompleksin e ambasadës duke kërkuar prova.
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj ministrisë së Inteligjencës së Iranit dhe ministrit të saj, me NATO-n që shprehu gjithashtu mbështetje për shtetin e saj anëtar Shqipërinë./m.j