Sali Berisha, ka zhvilluar një takim këtë të mërkurë me banorët e Shijakut. Në fokus ishte situata ekonomike në vend.
Berisha tha se në Shqipëri rrogat janë më të ulëta se në Kosovë. Ai theksoi se braktisja e Shqipërisë sot është më e dhimbshme se në vitin 1991.
“Qytetarët shqiptarë në vitin 1991, ishin qytetarët e tretë më të varfër të planetit. Vinin pas qytetarëve të Ugandës dhe Angolës. Kështu që ai largim masiv nga Shqipëria i vitit 1991, lidhet me dhimbjet e mëdha që krijonte tirania e mjerimit, pavarësisht se liria u fitua, nga diktatura dolëm, por ajo që vazhdoi ishte mjerimi i thellë në të cilën na kishte zhytur diktatura. Sot jo, sot është një regjim. Për 30 vite Shijaku ndryshoi shumë, Shqipëria ndryshoi shumë.
Nga viti 2007-2014, banorët e Shijakut, Shqipërisë, u rritën nga viti në vit dhe kjo është statistikë e vërtetë. Nga viti 2014 deri në vitin 2021, nga Shijaku, Durrësi, Tirana dhe mbarë Shqipëria u larguan 26% e popullatës, më shumë se 744 mijë qytetarë, veç në BE, pa llogaritur këtu ata që ikën në Kanada, SHBA apo vende jashtë hapësirës evropiane”, tha Berisha.
/a.r