Një 39-vjeçar u arrestua në Shkodër pasi tentoi të kalonte drejt Malit të Zi dhe më pas në BE 10 emigrantë të paligjshëm. 39-vjeçari I.S. u kap nga policia në rrugën Muriqan – Shkodër, duke drejtuar makinën e tipit Toyota, ku brenda kishte 10 emigrantë pakistanezë që dyshohet se donte t’u kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt një pagese.
Destinacion fillestar ishte Mali i Zi, ku më pas qëllimi ishte që 10 emigrantët të mbërrinin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari