Rithemelimi i Partisë Demokratike ka bërë propozimin e tij në lidhje me hartën e re Territoriale. PD e Berishës ka propozuar që në total të jenë 95 bashki dhe të shtohen 34 njësi vendore më shumë.
Ylli Asllani, sekretar i Rithemelimit të PD: Në projektin tonë kemi 95 bashki asimetrike. Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale. 51% e bashkive janë bashki qëndrore, do të mbulojnë edhe sportin. Pjesa tjetër e bashkive do të kenë funksione të plota, por do të jenë të fokusuara te shërbimet bazë.
Lidhur me nivelin e dytë, PD i përmbahet konceptit europian të rajoneve. Rajonet do të garantojnë një harmonizim të zhvillimit makro. PD me këtë draft ka një opsion për Tiranën ndryshe nga forcat e tjera politike. PD është për një qytet metropolitan, një Tiranë me 14 bashki të vogla. Kurse politikat qëndore do ti luajë bashkia kryesore që do të jetë ajo e Tiranës.
Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është 10 bashki, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.
Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.
Berati nga 7 bashki bëhet me 9 bashki, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.
Në Fier nga 6 bashki bëhen 12 bashki, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.
Në Elbasan nga 7 bashki bëhen 10 bashki, shtohen Shpati, Bradasheshi.
Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki.
Në Kurbin nga 1 bashki bëhen 2 bashki, shtohet Mamurrasi.
Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi.
Në kukës nga 3 bëhen 5 bashki.
/e.d