Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku thotë se qytetarët janë ndërgjegjësuar për nevojën e kursimit të energjisë elektrike.
Në emisionin Now teksa iu referua disa fotove të denoncuara nga qytetarët për disa drita të ndezura në rrugën ‘Myslym Shyri’ në orën 6 të mëngjesit, Balluku tregoi se kishte folur lidhur me këtë edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj.
“Kam folur me Veliajn që më shpjegoi se është çështje sensorësh që duan pak më shumë dritë që të fiken. Po ajo që vlen të thuash është se njerëzit kanë nisur të ndërgjegjësohen duke denoncuar me foto”, tha ministrja.
Sipas Ballukut, që nga muaji mars administrata vazhdon të kursejë energji elektrike, por administrata ka vetëm 5 për qind të konsumit në rang vendi.
Ajo tregoi se në zyrat e administratës janë vendosur kontrollorë që të kontrollojë a janë fikur dritat e panevojshme.
/a.r