Per botuesin e gazetes Koha Jone Nikoll Lesi, protesta e dites se neserme tek inceneratori i Tiranes eshte nje test per opoziten Meta-Berisha.
Sipas Lesit, nese nuk do te kete pjesemarrje ne kete proteste, atehere Edi Rama do qendroje ne krye te qeverise sa ti teket vete!
“Nesër PL ka lajmëruar se do të ketë protestë qytetare pa flamuj partie, pikërisht te vendi ku do të ngrihej inceneratori i Tiranës.
Akuzat dhe dokumentet që kanë publikuar deputetët e PL (ish-LSI) si dhe PD-ja e Berishës kanë qenë skandaloze, por SPAK-u vazhdon të heshtë.
Ndërkohë protesta e nesërme do të tregojë se sa forcë dhe mbështetje kanë partitë e opozitës.
Berisha dhe Meta kanë deklaruar se shtatori do të jetë zjarr me protesta qytetare, ndaj mbetet të shikojmë nesër “zjarrin” e PL dhe opozitës.
Nëse do të ketë shumë protestues ka një shpresë për Opozitën. Në të kundërt kryeministri do të rrijë sa ti teket në krye të qeverisë”, shkruan Lesi./m.j