Murat Juba, 71-vjeçari nga fshati Karinë i Peqinit, ka hedhur poshtë çdo dyshim të arsyeshëm se në shtëpinë e tij, Nuredin Dumani ka fshehur makinën tip “Passat”, e cila është përdorur në vrasjen e Emiljano Ramazanit.
I moshuari, gjatë një bashkëbisedimi me Ora News ka treguar se gjatë kohës kur kanë ndodhur ngjarjet ai ka qenë në Itali te djemtë e tij dhe nuk ka asnjë lidhje me rastin e fshehjes së makinës, por as me kontrollin e banesës nga policia.
“Shtëpia ime, nuk është kontrolluar asnjëherë nga policia dhe prokuroria, pasi nuk është fshehur asnjë makinë. Nuk kemi lidhje me Dumanin dhe askënd nga shokët e tij”, ka treguar 71-vjeçari.
Pak muaj më parë për kapjen e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, policia e Elbasanit ka ushtruar kontroll në banesën e L.Jubës dhe B.Jubës në fshatin Karinë të Peqinit. Gjatë kontrollit të dy banesave, mësohet se policia nuk gjeti asnjë send të paligjshme./m.j