Një 13-vjeçar dyshohet se trafikonte emigrantë të paligjshëm me një makinë të vjedhur, për një shumë prej 350 eurosh, të cilët do i mblidhte për një linjë nga Kavalla në Selanik. Këtë e ka bërë të ditur e dashura e tij 17-vjeçare, e cila është arrestuar si pasagjerja e mjetit të caktuar dhe i ka kërkuar falje hetuesit sot.
Sipas mediave greke, 17-vjeçarja më në fund është lënë e lirë me kusht që t’i jepet kujdestaria e të miturve, ndërsa shoferi është në kërkim nga autoritetet policore, pasi ka mundur të arratiset.
17-vjeçarja është arrestuar në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është zhdukur. Në kërkim të faljes, e pandehura e mitur ka treguar se në drejtim të mjetit ishte i dashuri saj 13-vjeçare, duke thënë se është bindur nga dy emigrantë që të kryejë transportin për para.
Teksa kërkoi falje, ajo nuk dinte asgjë për transportin, ndërsa mjeti i përdorur, sipas saj, është i tezes dhe e kanë marrë pa pëlqimin e saj.
/e.d