Në nisje të viti të ri shkollor deputetja demokrate Ina Zhupa, ka denoncuar shpopullimin e vendit nga të rinjtë duke ngritur alarmin përmes publikimit të shifrave. Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa thekson se fatkeqësisht 226 mijë nxënës janë më pak në bankat e shkollës në 15 vjet, çka tregon qartë shpopullimin e Shqipërisë nga keqqeverisja.
“Vit të mbarë shkollor nxënës dhe mësues! Fatkeqësisht 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet. Shifër alarmante që tregon qartë shpopullimin e Shqipërisë nga keqqeverisja. Por edhe pse nxënës më pak, mungesa e vullnetit politik për t’i çuar paratë dhe investimet te arsimi ka bërë që problemet të jenë edhe më të thella se 15 vite më parë”.
Sipas saj problemet në arsim janë më të thella se 15 vite më parë, nga mësimi me turne te tekstet e përdorura apo mungesa e ujit dhe ngrohjes.
“Nga premtimet me klasa digjitale edhe me 4 milionë euro të harxhuara kemi kaluar te librat e përdorur dhe kërcënimet për fëmijët. Librat e përdorur janë larg të qenurit tekste nga të cilat fëmija mund te mësoj edhe të zhvillohet. Tallja me tekste falas vazhdon në ERTV. Klasat kolektive vazhdojnë edhe pse duhet të ishte realitet i tejkaluar në 2022. Në mes të Tiranës ende zhvillohet mësim me turne. Mungesa e internetit në më shumë se 50% të shkollave rurale( sipas Bankës Botërore vetëm 47% e shkollave rurale kanë akses në internet. Mungesa së bazës mësimore në kabinete ,laboratore në shkollat e Shqipërisë. Mungesa e ujit të rrjedhshëm në shkolla, edhe në zonat rurale mungesë e ngrohjes dhe ftohjes së klasave”.
Po kështu edhe rrogat e mësuesve, thotë Zhupa, janë tregues i qartë se si ka dështuar edhe me arsimin kjo qeverisje.
“Rrogat e mësuesve janë tregues i qartë se si ka dështuar edhe me arsimin kjo qeverisje. Nga viti 2013 deri tani, duke llogaritur edhe inflacionin, rritjen e çmimeve çdo vit, pothuajse nuk ka rritje reale të pagave me Edi Ramën. Këto janë vetëm disa nga problemet që përballet arsimi sot. Një qeveri që nuk kujdeset për arsimin, është qeveri antishqiptare. E ardhmja është në rrezik!”
/a.r
Nga llagapi
Je rrogoz,
Nga nëntoka,
Ti llafos,
Zhupë të thonë,
Zhukë je,
Zhupon – amballazhin,
Zhapë e pjerdhur je,
Lulushkuri,
Zanatin t’mësoi
Me Salë rregjisorin,
Suksesin kerkon,
Kushdo që t’fërkon,
Ti fryhesh me afsh,
Por gjithmonë,
Ti nuk fiton,
Je bërë si letra,
WC-së shqupore,
Të shtrydhin e shtrydhin,
Nga shumë përdorimi,
E pastaj të hjedhin,
Ku ty s’ta merr truni…..
PS
Je bërë legene.