Ukraina po përjeton momente si ato të mëngjesit të 24 shkurtit, atëherë kur Rusia nisi sulmet e para të ofensivës së saj që vazhdon ende.
Pas pretendimeve të së dielës nga Zelensky se ushtria ka rimarrë nën kontroll territore të tëra të pushtuara më parë nga Rusia, Moska duket se ka reaguar.
Me të rënë nata, sirenat e alarmit kanë rënë thuajse në të gjithë territorin e vendit. Media Nexta raportoi se ka pasur sinjalizime për sulme me raketa në disa zonë. Mendohet se raketat janë nisur nga Deti i Zi. Ndërkohë, ka pasur edhe ndërprerje masive të energjisë elektrike, kryesisht në lindje të vendit.
Zelensky reagoi duke thënë se Rusia është përgjegjëse për errësimin total të Ukrainës lindore.
Në anën tjetër, ushtria e Ukrainës pretendon se ka avancuar deri në Hoptivka, një pikë kufitare mes Ukrainës dhe Rusisë në rajonin e Kharkiv.
/a.r