Në emisionin ‘E diela shqiptare” në Tv Klan, në “Rubrikën Shihemi në Gjyq” nënë e bir kanë dalë ballë për ballë, arsyeja është divorci mes Shkëlqimit dhe Rudinës. Zonja Sheje i kërkon djalit të saj të largohet nga shtëpia, pasi sipas saj ai është shkaku pse nusja dhe fëmijët janë larguar.
Nga ana tjetër, nusja e Shkëlqimit, ka kërkuar urdhër mbrojtje për vete dhe fëmijët. Sipas kësaj të fundit, ajo është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga Shkëlqimi madje ai ka ofenduar rëndë edhe nënën e saj. Rudina ka pranuar të lidhet me anë të një bisede telefonike ku ka treguar variantin e saj të historisë.
Eni Çobani: A është e vërtetë që ju ka dhunuar?
Rudina: Zonja Eni më vjen keq që rrethanat vajtën deri në televizor. Unë i kam ndejtur shumë burrnore shumë besnike gjithë jetën time deri sa kaloi në një fjalor te unë që ishte i ekzagjeruar, si femër që nuk më përshtatej me karakterin. E dinte që unë atë fjalor nuk e duroja dot. Më kërcënonte, më thoshte largohu nga shtëpia, lëre ça thotë tani se tani ndihet i braktisur.
Eni Çobani: Je dhunuar fizikisht?
Rudina: Po edhe fizikisht edhe psikologjikisht jam dhunuar nga ajo familje dhe nga ai person.
Shkëlqimi: Kur të kam dhunuar unë?
Rudina: E di fare mirë Shkëlqimi, se i ka dalë përpara djali 16-vjeçar
Eni Çobani: Keni punuar ndonjëherë deri në tetor të vitit 2021?
Rudina: Kam mbledhur barishte, dhe kam qepur shapka, nuk i kam rritur fëmijët me lypë.
Eni Çobani: Pra nuk ke punuar jashtë shtëpisë, këtë po thotë edhe Shkëlqimi, në momentin që ju u futët në punë, gjithçka ndryshoi mes jush. A mund të ma shpjegosh këtë?
Rudina: E tradhtova Shkëlqimin unë dhe ndryshoi Shkëlqimi, se i erdhi xhelozia?
Zonja Sheje: Jo, tradhti, jo, jo.
Rudina: Po ça?
Zonja Sheje: Jo më nën nuk e di ça ke ti që ike…
Rudina: Ça kam unë, unë ajo Rudinë që kam qenë ajo do jem gjithmonë burrërore.
Eni Çobani: Djemtë pse nuk e takojnë babain?
Shkëlqimi: Pse i ke mësuar fëmijët të më gjuajnë me gura mua?
Rudina: Kaloi nëna ime do shkonte në fier të merrte ilaçet e veta…
Shkëlqimi: Ça do nëna jote te fëmijët e mi? I kam bërë unë ata.
Rudina: Më dëgjon gjithë Shqipëria dhe më vjen zor, se e di që duket i dhimbsur Shkëlqimi në ekran, të më fali i gjithë televizioni që më dëgjon, i ka thënë nënës sime kush je ti moj r***ie që mban fëmijët e mi.