Lëvizja Demokratike e Kosovës kërkoi sot dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi për shkak të largimeve të mjekëve dhe të mos realizimit të investimeve në sektorin e shëndetësisë.
Ekrem Hyseni nga LDK-ja tha se Kosova po përballet me një pandemi të re, paaftësinë e qeverisë Kurti që po i lë qytetarët pa shërbimet shëndetësore.
“Janë 120 profesionistë shëndetësorë që e kanë lënë vendin dhe 40 specializantë. Mbi 1000 profesionistë kjo ministri i la pa kontrata. I kemi vetëm 48 anesteziologë në krejt QKUK-në dhe lista e pritjes do të zgjatet nëse vazhdon ikja e këtyre profesionistëve. Ne mendojmë që gjithë këto dështime janë fakte të mjaftueshme që një ministër duhet të dorëhiqet”.
Mungesa e barnave është një tjetër shqetësim i ngritur nga opozita, ndërsa sipas Latifit buxheti i qeverisë Kurti për shëndetësinë është pakësuar me 60 milionë.
/a.r